spot_img
spot_img
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për falsifikim të dokumenteve

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”.

Në një postim në Facebook, Policia e ka publikuar fotografinë e të dyshuarit, ku edhe ka kërkuar nga qytetarët që nëse kanë informacione për vendndodhjen e tij, të kontaktojnë autoritetet policore.

“Njësi për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës, me autorizime nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin, vendndodhjen dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për vepër penale “Falsifikim i dokumenteve”. Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjen e tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 dhe 045321646”, shkruhet në postim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit