Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raçit, i cili është raportuar i zhdukur që nga 2 korriku 2026.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, Raçi ka dalë nga shtëpia më 2 korrik rreth orës 08:00 dhe që nga ai moment nuk është kthyer më.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione apo njohuri për vendndodhjen e mundshme të personit të humbur, që të lajmërojnë autoritetet policore në stacionin më të afërt të policisë.
Informacionet mund të dërgohen edhe përmes numrave emergjentë të Policisë së Kosovës: 192 ose 038 550 999, si dhe në adresën elektronike [email protected].








