spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Policia jep detaje për vdekjen e 44-vjeçarit në vendin e punës në Skenderaj: Rasti nën hetim për ‘vdekje të dyshimtë’

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi zyrtar, ka njoftuar se sot, rreth orës 16:00, është lajmëruar për një rast të dyshimtë në një vend pune në rrugën “17 Shkurti” në Skenderaj. Sipas njoftimit, një person kishte pasur probleme shëndetësore dhe ishte gjetur i shtrirë në vendin e punës.

Menjëherë pas njoftimit, një ekip mjekësor dhe njësitë e policisë kanë arritur në vendngjarje. Mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi, i cili ishte 44 vjeç, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve të para, nuk janë gjetur shenja jete.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Njësisë Rajonale të Hetimeve dhe të krim teknikës e poashtu edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer veprimet hetimore dhe procedurat e nevojshme ligjore.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ndërsa iniciohet rasti ,,Vdekje e dyshimtë” dhe hetimet do të vazhdojnë për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.””, thuhet tutje në njoftim.

Lidhur me këtë rast, gazeta ka kontaktuar edhe me pronarin e kompanisë “Rroni-t Group”, Armend Tahiri, i cili tha se viktima nuk ka rënë as nga skelet e as nga shkallët, por ka ndërruar jetë aty ku ka qenë, brenda një ballkoni.

Sipas Tahirit, viktima ka pasur telashe shëndetësore edhe mëherët, madje sipas tij, dy muaj mëherët nuk ka qenë në punë fare.

“Punëtor i nënkontraktuar, ka pasur problem edhe më herët me zemër. “, tha ai.

“Ku ka qenë duke punuar vetëm është ulur dhe ka vdek, nuk është rënë nga skelet, sa nga shkallët. “, tha tutje ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit