spot_img
spot_img
Tuesday, March 10, 2026
spot_img
spot_img

Policia jep detaje për plagosjen në Skenderaj

Një incident me armë zjarri ka ndodhur sonte në një kafene në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj.

Dyshohet se si pasojë e incidentit ka pasur të shtëna me armë, ku një person ka mbetur i plagosur pasi dyshohet se është qëlluar me katër plumba në këmbë.

I plagosuri, 44-vjeçar nga fshati Kopiliq me banim në Mitrovicë (emër i njohur për redaksinë), është dërguar me urgjencë për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Ndërkohë, i dyshuari për rastin, po ashtu nga fshati Kopiliq i komunës së Skenderajt (emër i njohur për redaksinë), është në kërkim nga organet e rendit.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

“Skenderaj, 09 mars 2026 – Rreth orës 21:04, Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘28 Nëntori’ në Skenderaj. Sipas të dhënave fillestare, një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, ndërsa njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetime për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit