Policia jep detaje për aksionin e madh kundër bixhozit – 34 të arrestuar dhe 170 mijë euro të sekuestruara

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga aksioni i mbrëmshëm (18.04.2026) kundër bixhozit ka arrestuar gjithsej 34 persona, ka sekuestraur 170 mijë euro para të gatshme, pesë automjete, armë zjarri, si dhe pajisje dhe materiale të tjera.


Sipas njoftimit, aksioni i Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë është zhvilluar në rajonin e Mitrovicës, Vushtrrisë, Istogut dhe Skenderajt.

“Me vendim të prokurorit kompetent 29 të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftim të Policisë.


Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se veprime policore janë ndërmarrë edhe nga hetimet rajonale dhe stacionet kompetente policore, ku ka pasur arrestim të personave të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale.


“Në totalin e bastisjeve/kontrolleve dhe arrestimeve janë përfshirë edhe veprimet e ndërmarra policore në Skenderaj, ku janë kontrolluar 15 lokacione të ndryshme, 8 persona janë arrestuar dhe nga ta 4 janë derguar në mbajtje. Këto operacione përfaqësojnë një angazhim të fuqishëm dhe të koordinuar institucional në parandalimin dhe luftimin e krimeve të rënda, krimit ekonomik dhe organizimit të aktiviteteve të paligjshme që cenojnë rendin juridik dhe sigurinë publike” – thuhet në njoftim.

Mbrëmë me 18.04.2026 Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka zhvilluar një aksion kundër bixhozit në disa qytete të Kosovës, si në Prishtinë, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj e Istog.


Aksioni u drejtua nga prokurori i Prokurorisë së Mitrovicës, Muharrem Prekazi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit