Policia jep detaje pas protestës në Prishtinë: Përfundoi pa incidente

Policia e Kosovës ka njoftuar se protesta e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë ka përfunduar pa incidente.

Sipas Policisë, protesta nisi në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa institucionet e sigurisë kishin ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e saj dhe ruajtjen e rendit e qetësisë publike.

“Policia e Kosovës, duke e njohur të drejtën e qytetarëve për shprehjen e lirë përmes tubimeve e protestave të qeta, sipas detyrës zyrtare është angazhuar që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët dhe vetë protestuesit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas raportit policor, mijëra qytetarë morën pjesë në protestë, ku pas disa fjalimeve shprehën pakënaqësitë e tyre lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.


Policia bëri të ditur se protesta përfundoi në mënyrë të qetë rreth orës 12:40, ndërsa pjesëmarrësit u shpërndanë.

Njësitë policore, megjithatë, vazhduan të qëndrojnë në terren dhe të kryejnë detyrat e përcaktuara sipas planifikimeve operacionale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit