spot_img
spot_img
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

Policia gjen armatim dhe municion në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në Mitrovicë të veriut kanë gjetur sërish armë, municion dhe mjete të tjera ilegale.

“Në vazhdën e pranimit të informacioneve nga ana e qytetarëve, sot më datë 03.02.2026, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se në një bodrum të një ndërtese në rrugën “Vasilije Ostroshki”, në Mitrovicë Veri, mund të ketë mjete te dyshimta ilegale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje policia ka informuar se menjëherë pas pranimit të informacionit ata kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, ku gjatë kontrollit, përkatësisht në një bodrum kolektiv të ndërtesës, ka gjetur dhe sekuestruar: 3 armë të gjata, 1 tytë vazhduese, 1 kondak për armë të gjatë, 764 fishek te kalibrave të ndryshëm, 14 karikator, 10 krehër për fishek, 1 granad dore tymuese, 2 antiplumb ushtarak, 4 mostëra te mundshme e adn-së, 2 jakne ushtarake, 1 bluzë e uniformes ushtarake, 1 palë pantallona ushtarak, mbështjellës me material tekstili si dhe shirita ngjitës.

Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Tutje bëhet e ditur se në lidhje me këtë rast nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit