Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim për publikun duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të dyshuar për veprimtari të paligjshme me substanca narkotike.
I dyshuari është: Fazli (Shaip) Nrecaj, i lindur më 08.04.1979, banues në fshatin Maqitev – Suharekë, me numër personal 1007968457, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Gazeta Sinjali pati raportuar ekskluzivisht për të dyshuarin, i cili ishte në arrati që kur Policia zbuloi një sasi prej 500 kilogramësh marihuanë në një objekt (stallë) në Suharekë, që dyshohet të jetë në pronësi të tij.
Sipas njoftimit të Policisë, Nrecaj kërkohet për: Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit – sipas nenit 272 të Kodit Penal të Kosovës (KPK), Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge – sipas nenit 267 të KPK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve – sipas nenit 366 të KPK-së.
“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë që do të na ndihmonte në arrestimin e të dyshuarit. Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Gazeta Sinjali pati raportuar ekskluzivisht për të dyshuarin, i cili ishte në arrati që kur Policia zbuloi një sasi prej 500 kilogramësh marihuanë në një objekt (stallë) që dyshohet të jetë në pronësi të tij, në Suharekë.









