Policia e Kosovës e arreston sërish politikanin serb, Aleksander Arsenijeviq

Është arrestuar politikani serb, Aleksander Arsenijeviq dhe një shqiptar në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për veriun e Kosovës, Veton Elshani.

“Është arrestuar politikani serb Aleksander Arsenijeviq dhe një shqiptar për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka deklaruar ai.

Elshani ka thënë se Arsenjeviq është arrestuar pasi i ka rënë bilbilit pranë një restorantit të sapohapur.

“Aty po bënte zhurmë, kështu që këta filluan të protestonin se po i shqetësonte”, ka deklaruar ai.

Një person i nacionalitetit shqiptar ka protestuar dhe i është afruar Arsenijeviqit, thotë Elshani, dhe pothuajse ka pasur kontakt fizik.

“Të dy janë në stacion tani, do të japin deklarata”, ka potencuar Elshani.

Pamje nga momenti i arrestimit:

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit