Policia e Kosovës ka bërë ndryshime në strukturën e saj organizative, duke caktuar zyrtarë të rinj në disa pozita udhëheqëse dhe drejtuese në nivel qendror e rajonal.
Sipas Policisë së Kosovës, këto lëvizje janë bërë në përputhje me procedurat ligjore dhe udhëzimet administrative, si dhe në bazë të nevojave operacionale dhe planifikimeve për plotësimin e strukturës organizative.
Nga PK-ja kanë theksuar se bëhet fjalë për një institucion dinamik, i cili në vazhdimësi bën sistemimin dhe caktimin e zyrtarëve policorë në pozita të ndryshme, varësisht nga nevojat e funksionimit dhe riorganizimit të personelit.
Ndër ndryshimet e bëra në udhëheqjen e institucionit, kolonel Taibe Canolli-Brajshori është caktuar ushtruese e detyrës së zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, kolonel Afërdita Mikullofci është caktuar drejtore e Divizionit të Trafikut Rrugor, ndërsa kolonel Agron Rukiqi do të drejtojë Departamentin e Burimeve Njerëzore.
Në pozita të tjera drejtuese janë caktuar edhe:
Kolonel Agron Nezaj – në Zyrën për Hartimin dhe Koordinimin e Projekteve të PK-së, në kuadër të DPP-së;
Nënkolonel Fehmi Xhata – drejtor i Departamentit të Hetimeve;
Nënkolonel Arben Paçarizi – drejtor i Departamentit të Inteligjencës dhe Analizës;
Nënkolonel Veton Elshani – drejtor i Departamentit të Kufirit;
Nënkolonel Kamer Jonuzi – drejtor i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse;
Nënkolonel Fatmir Bajrami – drejtor i Divizionit të Analizës në DIA;
Nënkolonel Gëzim Dibrani – drejtor i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor;
Nënkolonel Jeton Rexhepi – drejtor rajonal i Kufirit – Lindje;
Nënkolonel Fatos Makolli – këshilltar në DRP-në e Prishtinës;
Nënkolonel Luan Keka – drejtor rajonal në DRP-në e Gjilanit;
Major Blerim Rama – drejtor i Drejtorisë Kundër Terrorizmit.








