Policia e Kosovës ka dhënë detajet për zjarrin në një kompleks banesorë te “Banesat e Arabëve” në Emshir të Prishtinës.
Policia a thënë se rreth orës 20:00 kanë marrë informatat për këtë zjarr.
“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin”, thuhet në njoftim.
“Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhej më tej.










