Gazeta raportoi pak më parë për një incident me armë që ka ndodh në njërin nga poligonet e qitjes në Gjilan.
Aty janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri dhe siç mëson Gazeta nga burimet, si pasojë e tyre ka mbetur i plagosur një person.
Gazeta merr vesh se i plagosur dyshohet se ka mbetur një polic i Kosovës.
Ky i fundit, siç zbulon Gazeta nga burimet e saja, është dërguar në Klinikën Emergjente në QKUK – për mjekim të mëtutjeshëm.
Merret vesh, se polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve të para – plagosja ka qenë aksidentale, ndërsa Policia dhe ekipet tjera hetuese kanë dalë në vendin ku ka ndodhur ngjarja.
Megjithatë, Policia ende nuk ka folur zyrtarisht për rastin.








