spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Polakët tronditen Beogradin, 10 të arrestuar

Të paktën dhjetë tifozë të skuadrës polake Lech u arrestuan sot në qendër të Beogradit, në rrugën Knez Mihailova, vetëm pak orë para duelit mes klubit famëkeq Cërvena Zvezda dhe Lech në kuadër të rrethit të tretë të kualifikueseve në Champions League.

Polakët tronditën Beogradin me brohoritje dhe shkatërruan xhamat e dyqaneve në kryeqytetin serb.

Në trazira nuk morën pjesë vetëm tifozët e Lech-it, pasi në Beograd udhëtuan edhe anëtarë të grupeve “vëllazërore” nga Krakow dhe LKS Łodz dhe iu bashkuan këtij marshimi në Beograd.

Rreth 1,000 tifozë polakë zbarkuan në Beograd.

Raportohet se tifozët marshuan gjysmë të zhveshur nëpër qendër të qytetit, duke bërtitur herë pas here sllogane dhe duke ndezur pishtarë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit