spot_img
spot_img
Wednesday, January 28, 2026
spot_img
spot_img

Po udhëtonte nga Mumbai drejt Baramatit, rrëzohet avioni me 5 persona në bord – vdes politikani indian

Ajit Pawar, zëvendëskryeministër i shtetit perëndimor indian Maharashtra, ka humbur jetën në një aksident ajror së bashku me katër persona të tjerë.

Pawar po udhëtonte nga Mumbai drejt Baramatit, një distancë prej rreth 250 kilometrash, kur avioni u rrëzua gjatë përpjekjes për ulje në aeroportin e Baramatit. Shkaku i rrëzimit nuk është konfirmuar ende nga autoritetet.

Në bord ndodheshin gjithsej pesë persona dhe, sipas raportimeve zyrtare, asnjëri prej tyre nuk i mbijetoi aksidentit.

Rregullatori i aviacionit civil të Indisë ka bërë të ditur se avioni ishte një Bombardier Learjet 45, avion i vogël biznesi që përdoret zakonisht për fluturime çarter dhe udhëtime VIP në Indi.

Mediat indiane kanë publikuar emrat e personave që humbën jetën së bashku me Pawarin. Ata janë:

Vidhip Jadhav, oficeri i sigurisë së Ajit Pawar; Pinky Mali, asistente fluturimi; Kapiten Sumit Kapoor dhe Kapiten Shambhavi Pathak, anëtarë të ekuipazhit.

Ajit Pawar po udhëtonte drejt zonës së tij elektorale Baramati për të marrë pjesë në takime publike në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të ardhshme, raportojnë mediat lokale.

Pas ngjarjes, autoritetet e shtetit të Maharashtras kanë shpallur tre ditë zie zyrtare. Gjatë kësaj periudhe, flamujt do të ulen në gjysmë shtize, ndërsa zyrat qeveritare dhe institucionet arsimore do të qëndrojnë të mbyllura. Të gjitha aktivitetet publike janë anuluar në shenjë respekti.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka shprehur tronditje dhe pikëllim për ngjarjen.

“Mendimet e mia janë me familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë aksident tragjik. Lutem për forcë dhe guxim për ta në këtë moment të dhimbshëm”, shkroi ai, duke i bërë homazh edhe kontributit politik të Pawarit.

Karriera politike e Ajit Pawar zgjati për dekada. Ai shërbeu disa herë si zëvendëskryeministër i Maharashtras dhe konsiderohej një nga figurat më me ndikim në politikën e shtetit.

/GazetaKosova/

- MARKETING -spot_imgspot_img
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit