“Po të vizëllon lëkura si sërrqi”, Shkurte Haxhiu rikthen frazën e famshme në Big Brother

Shkurte Haxhiu është bërë pjesë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova.

Që në ditët e para ka rikthyer në vëmendje frazën e saj tashmë të famshme: “Lëkura si sërrqi po të vizëllon”.

Gjatë një bisede me banorin Eduard Kuçi, Shkurte ia përsëriti atij këtë shprehje, duke shkaktuar të qeshura dhe reagime të menjëhershme.

Foto:TikTok

Kjo fjali ishte bërë virale kohë më parë jashtë shtëpisë, pas një ngjarje që aktivistja kishte ndarë në një emision televiziv, duke u shndërruar në një ndër memet më të përhapura të rrjeteve sociale.

Me këtë rikthim të frazës ikonike, duket se Shkurte po sjell energjinë e saj karakteristike edhe brenda BBVK, ndërsa publiku ka nisur ta komentojë gjerësisht momentin në rrjet.

Këto janë vetëm ditët e para të konkurrentëve në këtë format, ku tani janë gjithsej 18.

Vlen të ceket se Mentor Haziri u largua mbrëmjen e djeshme (e martë), akoma pa kaluar një ditë nga nisja e këtij reality shou.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit