spot_img
spot_img
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

Po kërkohej nga INTERPOL-i për narkotikë, ky është personi që ra në pranga në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një shtetas të huaj, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, nën dyshimin për përfshirje në trafikim të drogave narkotike.

Personi në fjalë i arrestuar është Ramë Ramadani, emër i njohur në fushën e narkotikëve.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është realizuar nga zyrtarët policorë të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – ILECU, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Stacionin Policor Jugu në Prishtinë. I dyshuari ishte subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kompetente të Republikës së Gjermanisë.

Personi i arrestuar dyshohet për veprën penale “Trafikimi i drogave narkotike në mënyrë të përsëritur dhe fitimprurëse”, vepër kjo e sanksionuar sipas legjislacionit penal gjerman.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa autoritetet kompetente do të vazhdojnë me procedurat e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit