Po kërkohej nga Gjermania, kapet në Kosovë i shumëkërkuari për trafikim narkotikësh

Sot Policia e Kosovës, konkretisht Ekipi për Gjurmimin e Personave me Fletarrest Vendor dhe Ndërkombëtar ka realizuar një operacion policor, gjatë të cilit është ndaluar një person i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti i Gjermanisë për vepra penale që ndërlidhen me trafikimin e narkotikëve.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është identifikuar dhe ndaluar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

“Gjatë legjitimimit, i njëjti ka paraqitur dokumente identifikimi të huaja me të dhëna që dyshohet se i përkasin një personi tjetër. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent nga Departamenti për Krime të Rënda”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur gjithashtu se ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit dje se i njëjti është dërguar në Qendrën e Ndalimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit