spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

“Po fluturon drejt një tjetër suksesi të madh”, mesazhi i Rutte për Trump: Asnjë President i SHBA nuk do e arrinte

Gjatë rrugës për në Hagë, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar atë që pretendon të jetë një mesazh me tekst nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte.

Sipas mesazhit të publikuar nga Trump, Rutte përgëzon Presidentin e SHBA për “veprimin vendimtar në Iran” që ishte “vërtet i jashtëzakonshëm” dhe “diçka që askush tjetër nuk guxoi ta bënte”.

Mesazhi vijon: Trump po “fluturon drejt një tjetër suksesi të madh në Hagë” dhe shton “nuk ishte e lehtë, por i kemi siguruar të gjithë për 5 përqindëshin!”.

“Donald, na ke çuar në një moment vërtet, vërtet të rëndësishëm për Amerikën, Evropën dhe botën. Do të arrish diçka që asnjë president amerikan nuk mund ta bënte dot në dekada”, thuhet në mesazh.

🔊
Mediat ndërkombëtare kanë vënë në dyshim se mesazhi ishte dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Por Reuters ka konfirmuar se Rutte ia ka dërguar këtë mesazh Trump gjatë ditës së martë.

Në atë mesazh të Rutte-s drejtuar Trump-it ai që pretendon se Trump ka bërë me Iranin atë që “askush tjetër nuk guxoi ta bënte”, dhe që këmbëngul se ai “po fluturonte drejt një tjetër suksesi të madh në Hagë sonte” për të “arritur diçka që asnjë president amerikan nuk mund ta bënte në dekada”…

Gjatë rrugës për në Holandë, presidenti amerikan Donald Trump shkaktoi pasiguri nëse SHBA-të do t’i përmbaheshin garancive të mbrojtjes së ndërsjellë të përcaktuara në traktatin e NATO-s, raportoi AP, në komentet e paqarta të bëra në bordin e Air Force One.

“Varet nga përkufizimi juaj”, u tha Trump gazetarëve të martën, ndërsa po shkonte në Hagë, ku po mbahet samiti i këtij viti. “Ka përkufizime të shumta të Nenit Pesë, e dini këtë, apo jo? Por unë jam i përkushtuar të jem miku i tyre.”

AP shtoi se, i pyetur më vonë për të sqaruar, Trump tha se është “i përkushtuar për të shpëtuar jetë” dhe “i përkushtuar ndaj jetës dhe sigurisë”, por nuk u zgjerua më tej, duke thënë se nuk donte të jepte hollësi ndërsa fluturonte me aeroplan.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit