spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Po afron përplasja e madhe SHBA-Iran? Trump takime sekrete, Irani shënjestron bazat e SHBA dhe minon ngushticën e Hormuzit

Kriza në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë të re rrezikshmërie, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump është vetëm disa hapa larg marrjes së një vendimi historik që mund të ndryshojë trajektoren e gjithë rajonit: një ndërhyrje ushtarake direkte në luftën ajrore të Izraelit kundër Iranit.

Sipas raportimeve të besueshme nga New York Times, Teherani ka paralajmëruar se do të minojë Ngushticën e Hormuzit, një prej arterieve më të rëndësishme të energjisë globale, nëse SHBA-të i bashkohen zyrtarisht ofensivës ajrore izraelite. Minat, sipas burimeve të inteligjencës amerikane, synojnë të bllokojnë hyrjen e flotës amerikane në Gjirin Persik dhe të paralizojnë prani ushtarake të Washingtonit në ujërat strategjike të rajonit.

🔊
Në të njëjtën kohë, Irani po përgatit raketa dhe armë të tjera balistike për të goditur bazat amerikane në Lindjen e Mesme, përfshirë ato në Katar, Bahrein dhe Kuvajt. Ky zhvillim përforcon frikën për një përplasje të drejtpërdrejtë SHBA-Iran, me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin rajonal dhe për sigurinë energjetike globale.

Trump takime sekrete

Sipas NBC Neës, Presidenti Trump po shqyrton disa skenarë ushtarakë ndaj Iranit. Burime nga brenda Shtëpisë së Bardhë konfirmojnë se një takim i nivelit të lartë i Këshillit të Sigurimit është mbajtur në fshehtësi të plotë, ku ishin të pranishëm Steve Witkoff, ndërmjetës i presidentit, gjenerali Dan Caine dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Pentagonit. Sipas të njëjtave burime, pas takimit, pjesëmarrësit u larguan në heshtje të plotë, pa dhënë asnjë koment për shtypin, duke shtuar më tej tensionin dhe misterin për hapat e ardhshëm të Uashingtonit.

Bombarduesit “fantazmë” nisen drejt Lindjes së Mesme

Zhvillimi më alarmant u regjistrua më 21 qershor, kur avionë bombardues B‑2 Spirit u nisën nga baza ajrore Ëhiteman në Missouri. Këto avionë me teknologji të avancuar e janë të vetmit në arsenalin amerikan të aftë për të goditur objektiva si impianti bërthamor në Fordoë të Iranit, i cili është i fshehur brenda një mali dhe i mbrojtur nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore.

Burime të specializuara në fushën e aviacionit kanë konfirmuar se këta avionë janë pajisur me bomba “bunker-busting” GBU-57 me peshë 13,600 kg, të dizajnuara për objektiva të fortifikuara. Sipas gjurmimeve ajrore, bombarduesit janë furnizuar me karburant nga tankerë të Forcave Ajrore pranë brigjeve të Paqësorit, duke treguar për një mision të gjatë dhe të ndërlikuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit