Kosova, ashtu si edhe Shqipëria, do të luajë më 26 mars një nga ndeshjet më të rëndësishme të saj në kuadër të objektivit për Kupën e Botës 2026. “Dardanët” do të përballen në transfertë me Sllovakinë, në një sfidë që lidhet me llogaritë e fazës “Play-Off”.
Në prag të kësaj përballjeje, përfaqësuesja e Kosovës ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se janë shitur të gjitha biletat e destinuara për tifozët kosovarë.
Sipas njoftimit, sektori i rezervuar për mbështetësit e Kosovës është tashmë plotësisht i mbushur dhe nuk ka më vende të lira për këtë takim.
Federata ka bërë gjithashtu të ditur se, duke filluar nga dita e sotme, nuk do të merret më parasysh asnjë kërkesë për bileta për këtë ndeshje, pasi të gjitha biletat në dispozicion janë shpërndarë tashmë.
“SOLD-OUT” për sfidën ndaj Sllovakisë
Të dashur tifozë,
Nuk ka më bileta për ndeshjen ndaj Sllovakisë. Si tifogrup veçse kemi marrë listën e emrave të atyre që kanë rezervuar biletë për sfidën historike të 26 marsit nga ato sa na janë garantuar sipas rregullave për tribunat mysafire. Andaj, kërkojmë mirëkuptim për faktin se nga SOT E TUTJE nuk mund të shqyrtojmë asnjë kërkesë për biletë.
Gjithsesi, duhet thënë që abonimet vjetore vazhdojnë, andaj për të përfituar nga duelet e ardhshme të kombëtares, vijoni me regjistrimet.
Dardanët”, shkruhet në njoftim.










