spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Platformë për zgjidhje problemesh”, Zvicra ofrohet për të ndihmuar në dialogun Kosovë -Serbi në bashkëpunim me emisarin

Alexandre Fasel, i cili është Sekretar Shteti i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen.

Fasel, ka deklaruar se diskutimi me Sorensen ka qenë ‘’tejet i frytshëm’’, duke shtuar se përparimi mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është thelbësor,

‘’Sot patëm një shkëmbim tejet të frytshëm me Përfaqësuesin Special të BE-së, Soerensen. Përparimi i mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është thelbësor’’, ka thënë ai.

Më tej, Fasel ka deklaruar edhe se, shteti zviceran i mbështet fuqishëm përpjekjet e BE’së, duke ofruar platforma dialogu, ndërtimi besimi dhe zgjidhjeje problemesh.

‘’Zvicra mbështet fuqimisht përpjekjet e BE-së, duke ofruar platforma dialogu, ndërtimi besimi dhe zgjidhjeje problemesh, në bashkëpunim me Llogaria zyrtare e Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë’’, ka thënë ai.

Për këtë ka reaguar edhe vetë Sorenen, i cili ka falënderuar Fasel për mikpritjen, si dhe për diskutimin ‘’shumë të mirë’’.

‘’Faleminderit Fasel për mikpritjen dhe diskutimin shumë të mirë!’’, ka thënë Sorensen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit