Gjyqtari i futbollit të Kosovës, Fatlum Berisha, ka shpërthyer keq ndaj kryetrajnerit të Llapit të Podujevës, Tahir Batatinës.
Berisha ka publikuar mesazhin që i ka shkruar Batatina.
“Mua është e vërtetë që më ka sprovuar Zoti, por ty që përdor tragjedi familjare, kurrë hallall Zoti mos ta bëftë.
FFK, ky është momenti i fundit që duhet të merreni me këta persona.

Mesazhet
Gjithashtu, organet kompetente duhet të merren urgjentisht me sojin e tillë, kur për interesa të tyre sulmohemi në nivelin më të ulët nga akterë të cilët pretendojnë se janë njerëz me integritet dhe se punojnë për të mirën e futbollit.
Marre të qoftë!”, ka reaguar Berisha.

Postimi i Berishës
Batatina, ka reaguar në lidhje me gjyqtarin Fatlum Berisha, duke thënë se nuk e ka pas fare me familjen e tij, por kryesisht e ka fjalën për futbollin dhe që po dëmtohet ekipi i tij.
“Unë as që e kam pas fjalën për familje dhe nuk kam përmend familje, por kam pas fjalën që dëmtimin po na bën dhe Zoti ka me dënu në pjesen profesionale.
Askund familje nuk e kam përmend, kjo o me mbuluar dëmtimet e vazhdueshme që i bën Llapit”, thotë Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”.
“Fjala ime ishte për gabimet e qëllimshme kundër nesh si klub jo të familjes”, tha më tej Batatina,
Llapi sot para shikuesve të vet ka pësuar humbje me rezultat 3:2 nga Gjilani, në takimin e javës së 25-të të elitës së futbollit të Kosovës.









