Këngëtari Labinot Rexha që prej eliminimit nga Big Brother VIP Kosova ka shpërthyer me akuza ndaj produksionit, duke zbrazur pakënaqësitë e tij që u largua nga gara pa prekur as finalen e këtij reality show.
Rexha me një seri të videove ka pretenduar se produksioni u ka dhenë telefona disa prej garuesve të kësaj loje.
Ai ka thënë se disa garues ishin favorizuar për të mos treguar se kanë zbuluar telefonat brenda shtëpisë.










