Kreu i Degës së LDK-së në Mitrovicë të Jugut, Gëzim Plakolli, në një intervistë ka folur për prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.
Plakolli ka treguar gjithë problemet që kishin ndodhur pas dakordimit për koalicion me Faton Pecin.
Ai ka thënë se kreu i Komunës nuk e kishte pranuar një emër për Drejtor, duke u arsyetuar se ai person e kishte përkrahur Arian Tahirin e PDK-së në balotazh.
Plakolli ka sqaruar se LDK kishte pasur marrëveshje për ta përkrahur PDK-në në balotazh dhe se kjo s’kishte qenë diçka sekrete.








