Plagosja në lagjen Bregu i Diellit, policia jep detajet e para

Një inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën të hënën në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.


Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 21:00 mori informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “B” në Prishtinë.

Njësitet policore u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku u raportua se një person, mashkull, ishte plagosur dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 21:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “B” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rasrit ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, njoftoi Flora Ahemeti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit