spot_img
spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

Plagosja e policit në Gjilan, arrestohet instruktori i poligonit “Target”

Gazeta raportoi pak më parë për një incident me armë që ka ndodh në poligonin e gjujatjes “Target”, në fshatin Pasjak të Novobërdës. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një polic i Kosovës.

Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta i plagosur ka mbetur polici Erblin Shabani, i lindur më 2003.

Shabani i përket gjeneratës së fundit të policëve të cilët diplomuan më 24 janar, do të thotë para dy ditësh, në Prishtinë.

Ky i fundit, siç zbulon Gazeta nga burimet e saja, është dërguar në Klinikën Emergjente në QKUK – për mjekim të mëtutjeshëm.

Merret vesh, se polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia rajonale e Gjilanit, e cila njoftoi se rasti ka ndodh rreth orës 19:12 minuta.

Si ndodhi rasti?

Dyshohet se deri te ky rast i rëndë të ketë ardhur kur një person që po ashtu ishte në poligonin e gjuajtjes bashkë me viktimën i shkrep arma aksidentalisht.

I dyshuari, që është i mitur është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Njësiti i hetimeve rajonale bashkë me prokurorin e shtetit po i udhëheqë hetimet në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e këtij rasti të rëndë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit