Fatlum Zejnullahun, i cili i pari ra përtoke në qendër të Podujevës, e dërguan në mjekim intenziv pasi bashkë me vëllain e vet, Fidaimin, dyshohet se deshën ta vrasin dajën, Agim Xhemajlin.
Kjo dyshohet që u tentua të bëhet për hakmarrje, që lidhet me vdekjen e kryefamiljarit Zejullahu, gati një vit më parë.
Dy kryesorët e rastit, nip e dajë u morën në pyetje nga organet e hetuesisë, ndonëse po vazhdojnë të jenë nën mbikëqyrjen e mjekëve.
Organet e rendit, teksa vazhdojnë të hetojnë edhe më tej rastin, i shtuan edhe ekipet policore në klinikat ku po qëndrojnë tre të përfshirët.
Në vendngjarje i gjetën tri armë e 28 gëzhoja.
Kur ua kontrolluan shtëpitë zbuluan edhe më shumë.Gati 200 fishekë, dy armë të shkurta, një tjetër gjahu e edhe karikatorë.








