spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Plagosi shefin e Financës, fjalori banal që përdorte ish-drejtoresha e spitalit: Nuk ka bir k*rve…

Drejtoresha e Spitalit të Dibrës, Irini Shehu, është larguar nga detyra pas akuzave për përdorimin e dhunës ndaj ekonomistit të spitalit. Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 shkurt, kur Shehu dyshohet se ka goditur me sende të forta shefin e Financës, Shaban Uklala, duke i shkaktuar një plagë në ballë me kapëse letrash.

Ky incident i ka shtuar problemeve të drejtoreshës Shehu, e cila dyshohet të ketë qenë përfshirë edhe në situata të tjera të ngjashme gjatë kohës që ka ushtruar këtë detyrë. Pas këtij akti të dhunshëm, Shehu u shpreh me fjalor banal dhe kërcënues ndaj një prej anëtarëve të stafit që i dërgoi mesazh për kritikën mbi sjelljen e saj.

“Sot drejtoresha spitalit Peshkopi Irini Shehu (tmerri Spitalit) na bëri mbledhje dhe na kërcënoi tanëve për rrjetet sociale. Shiko ça me tha tani i shkrujta e provokova”, thuhej në mesazhin e anëtarit të stafit.

“Do t’jua pi gjakun k*rva”, i shkruan Irini Shehu, teksa shtoi se “nuk ka bir k*rve të më heqë mua nga aty”.

Ky incident i rëndë ka shkaktuar shqetësim dhe ka vënë në pikëpyetje profesionalizmin e drejtoreshës Shehu. Pas ngjarjes, ajo është përballur me akuza serioze për dhunë dhe sjellje të papranueshme ndaj stafit, duke e bërë të pamundur vazhdimin e detyrës së saj si drejtuese e spitalit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit