Plagoset një person me armë zjarri në Miradi të Epërme të Fushë Kosovës, policia nis hetimet

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri sonte në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës.

Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar se rreth orës 21:00, Policia ka pranuar informatën për një rast plagosjeje në këtë fshat.

Lidhur me rastin, Pllana ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku, sipas informacioneve fillestare, një person ka mbetur i lënduar dhe dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”, ka deklaruar Pllana.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit