Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit në lidhje me gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare.
Sipas këtij përditësimi, në Muçibabë, pritjet për të dalë nga Kosova arrijnë deri në 2 orë, ndërsa kolona ka arritur në 700 metra.
Tek Dheu i Bardhë, pritjet janë 40 minuta dhe kolona është 300 metra, ndërkohë që në pikëkalimet e tjera nuk ka kolona.







