Wolfgang Petritsch, ish-diplomat austriak ka folur rreth zhvillimeve politike në mes Kosovës dhe Serbisë.
Duke folur për REL, Petritsch ka vlerësuar se Kosovoa paguan çmim në siguri, në stabilitet dhe në orientimin e saj drejt së ardhmes, derisa politikat e saj mbeten kryesisht të brendshme dhe jo të përshtatura mjaftueshëm në kontekstin më të gjerë evropian dhe gjeopolitik.
“Sa herë që jam në Prishtinë ose flas me njerëzit atje, më krijohet përshtypja se ekziston vetëm Kosova dhe asgjë tjetër. Kjo është një qasje krejtësisht e gabuar. Zoti Kurti ka cilësi të dukshme, por nëse nuk kupton se duhet të veprojë si pjesë e një ekipi – si brenda vendit, ashtu edhe në arenën evropiane – gjërat nuk do të shkojnë mirë për zhvillimin e Kosovës”, thotë Petritsch.









