Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e ka cilësuar presidenten Vjosa Osmani si “të fiksuar me Vuçiqin” por e ka vërtetuar edhe një herë vet obsesionin e tij me shefen e Republikës së Kosovës.
Ai, duket se është prekur nga elaborimi që Osmani i bëri Vuçiqit gjatë një fjalimi të presidentes në Institutin Hudson në ShBA.
Osmani e përshkroi presidentin serb si një politikan që “nëse ecen si patë, edhe gjagëron si patë…”, një idiomë që përdoret zakonisht për të shpjeguar diçka që në fakt është ai që paraqitet dhe se nuk është tjetër.
Një ditë pas fjalimit të Osmanit, Petkoviq ka pretenduar se Osmani është e fiksuar me Vuçiqin, shefin e tij, i cili ndodhet në presion si kurrë më parë nga protestat e studentëve të cilat po vazhdojnë në Serbi.
“Vjosa nuk e fsheh më se sa e fiksuar është me Vuçiqin, kudo që shkon goja e saj është plot me Vuçiqin. Tash ka shkuar një hap më tej dhe madje po e sheh edhe një patë”, shkroi Petkoviq në rrjetin social “X”.
Vjosa nuk e fsheh më sa e fiksuar është me Vuçiçin, kudo që shkon goja e saj është plot me Vuçiçin. Tani ajo ka shkuar një hap më tej dhe madje ëndërron për një rosë!
Presidentja i Kosovës tha se populli i Kosovës nuk mori pjesë në krime lufte.
“Dua të them, të gjithë kaluam nëpër luftë, ishim fëmijë të luftës, kaluam nëpër një luftë të tmerrshme, por nuk morëm pjesë — populli i Kosovës nuk mori pjesë në krime. Ndërsa, kur e sheh Vuçiçin, ai njeri ishte ministër i propagandës së Millosheviqit. Dua të them, kjo është e vërteta, kjo është… Nëse ecën si patë, edhe gjagëron si patë, atëherë ai është patë…”, tha Osmani gjatë qëndrimit të saj në SHBA.






