Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, e quajti të pasakta deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për integrimin gradual të arsimit dhe shëndetësisë në komunat me shumicë serbe.
Ai tha se çdo skenar i tillë është parandaluar me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian dhe se Prishtina ka detyrimin për t’i respektuar marrëveshjet e arritura, përfshirë formimin e Asociacionit të komunave serbe.
Petkoviq theksoi se funksionimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe mbetet i papenguar dhe se integrimi i tyre është pjesë e një fushate politike të Kurtit për përdorim të brendshëm.
Ai shtoi se sistemet paralel serbe janë të rëndësishme për mbijetesën e komunitetit serb në Kosovë dhe çdo plan për ndryshim është bllokuar.









