Organizata e Veteranëve të Luftës ka mbledhur mbi 170 mijë nënshkrime për peticionin ndaj Gjykatës Speciale.
“Deri më tash janë mbi 170 mijë nënshkrime… nga Maqedonia diku 9 mijë”, tha Hysni Gucati.
Ata presin që numri total të kalojë 200 mijë pas përfshirjes së diasporës.
Gucati e krahasoi peshën e peticionit me protesta.
“Peticioni tregon nënshkrimet e qytetarëve që janë të pakënaqur”, u shpreh ai.
Ai beson edhe në efekt juridik të nismës, sepse “qytetarët që janë të pakënaqur me këtë Gjykatë Speciale, të pakënaqur me punën e saj, veprimet e saja.”









