spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Pësoi goditje në tru, vajza britanike flet me theks tailandez pasi përmendet

Udhëtimi i datëlindjes në Turqi i një vajze britanike, përfundoi me një problem shumë serioz shëndetësor, që i la një pasojë të çuditshme.

Sipas mediave të huaja, Kathy Warren, nga Basingstoke, Hampshire, shkoi me pushime në Fethiye, Turqi, me miqtë, në shtator 2024 për të festuar ditëlindjen e saj të 28-të.

Ndërsa po shkonte në darkën e ditëlindjes, ajo ndjeu marramendje dhe nuk ishte në gjendje të ecte.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët e diagnostikuan me goditje në tru. Simptoma e saj e vetme ishte dhimbja e kokës, të cilën ajo ia atribuoi vapës.

Megjithatë, kjo ishte vetëm një pjesë e aventurës së saj, sepse kur u zgjua, gjërat u ndërlikuan edhe më shumë. Përveç faktit se për shkak të goditjes në tru, ana e saj e majtë ishte paralizuar, ajo papritmas foli me një theks tailandez.

E reja u diagnostikua me Sindromën e Theksit të Huaj, një gjendje e rrallë ku të folurit e një personi merr një theks që është i ndryshëm nga normalja dhe që njerëzit mund ta konsiderojnë si “të huaj”.

“Nuk mendoj se zëri im dhe e folura ime do të jetë ndonjëherë i njëjtë”, tha Kathy.

“Më parë kisha një theks britanik, por kur u zgjova theksi im ishte ndryshe. Nëna ime është nga Tailanda, kështu që ajo ka një theks tajlandez. Do të thoja se theksi që kam tani tingëllon si i saji, është tailandez, është i huaj”, tha ajo.

Mjekët besojnë se ndryshimi i papritur mund të jetë shkaktuar si nga dëmtimi i trurit ashtu edhe nga fakti që nëna e saj flet me theks tailandez.

Kathy qëndroi e shtruar në spital për një muaj në Turqi përpara se mjekët ta lejonin të fluturonte për në Mbretërinë e Bashkuar, ku filloi rehabilitimi i saj.

Ajo është në gjysmë të rrugës së shërimit dhe ka mësuar të ecë përsëri, ka përfunduar terapinë e të folurit, por thotë se theksi i saj nuk është rikthyer.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit