spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Peskov: Delegacioni rus gati për rundin e dytë të bisedimeve me Ukrainën në Stamboll

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka njoftuar se delegacioni rus do të udhëtojë drejt Stambollit për të marrë pjesë në një rund të dytë bisedimesh me Ukrainën të hënën.

Bisedimet janë pjesë e përpjekjeve për të arritur një zgjidhje pas përshkallëzimit të konflikteve, por deri më tani nuk është arritur ndonjë përparim konkret, përveç shkëmbimit të të burgosurve.

I pyetur në lidhje me deklaratën e ministrit të Jashtëm turk, Hakan Fidan, se një takim trepalësh Trump, Putin dhe Zelensky mund të mbahet pas bisedimeve Rusi-Ukrainë në Stamboll, Peskov u përgjigj se nëse bisedimet japin rezultate, një takim i nivelit të lartë është i mundur.

“Presidenti Putin ka thënë vazhdimisht se është dakord në parim për kontakte të nivelit të lartë. Sigurisht, ato edhe kërkohen. Por ato duhet të jenë të përgatitura mirë dhe rezultatet e para duhet të arrihen në bisedimet e drejtpërdrejta midis delegacioneve të dy vendeve. Pas kësaj, nëse dhe kur të arrihen rezultate të tilla, atëherë kontaktet e nivelit të lartë mund të jenë të mundshme,” ka deklaruar Peskov.

Rundi i parë i bisedimeve mes delegatëve rusë dhe ukrainas nuk pati sjellë ndonjë përparim përpos shkëmbimit më të madh të të burgosurve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit