spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

​Pesë gjeneralë serbë u dënuan veç 89 vjet për krimet në Kosovë, për 4 komandantë të UÇK-së kërkohen 180

Më shumë se 10 mijë shqiptarë janë vrarë nga forcat policore, ushtarake e paramilitare serbo-jugosllave gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-1999.

Më shumë se 1 mijë veta ende konsiderohen si të zhdukur me dhunë në luftë.

Konsiderohet që rreth 20 mijë gra shqitpre janë dhunuar seksualisht në këtë periudhë.

Dëmet dhe shkatërrimet mbërrijnë në shumë miliarda euro.

Për krejt këto krime që janë kryer në Kosovë, gjykatat ndërkombëtare kanë dënuar vetëm pesë serbë. Në total, dënimet e tyre nuk mbërrijnë as në 100 vjet. Në fakt, të gjithëve në total iu dhanë vetëm 89 vjet.

Në anën tjetër, Zyra e Prokurorit Special në kuadër të asaj që njihet si Gjykata Speciale e Hagës, e krijuar nga Kosova dhe e cila operon me ligje të Kosovës, ka kërkuar dënim prej hiq më pak se 180 vjet për katër komandantët e UÇK-së në rastin Thaçi dhe tjerët. Nga 45 për secilin – Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Në rastin e dënimeve për serbët, më i larti, sipas të dhënave nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Luftë në ish Jugiosllavi (ICTY) ka qenë 22 vjet, ndërsa askush nuk mori burgim të përjetshëm. Po ashtu, asnjë aktgjykim nuk u dha për gjenocid në Kosovë.

Krejt këta kanë qenë pjesë e një rasti që njihej si “Milutinović et al.”, i emërtuar sipas ish presidentit të Serbisë, Milan Milutionoviq, i cili, megjithatë ishte shpallur i pafajshëm në këtë akuzë.

Dënimin më të lartë prej 22 vjetëve e ka marrë gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i cili ka qenë komandant i Ushtrisë së Jugosllavisë për Kosovën. Ai u shpall fajtor për krimet: vrasje, përndjekje dhe deportime të shqiptarëve

I dyti zyrtar i Serbisë që u dënua ishtë Sreten Lukiq, shef i Policisë së Serbisë për Kosovën. Atij iu dhanë 20 vjet burg

Serbi i tretë që u gjet fajtor ishte Vlastimir Gjorgjeviq, zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Ai u dënua me 18 vjet burg për deportime, vrasje dhe fshehje e trupave të civilëve shqiptarë në varrezat masive nëpër Serbi.

Dënimi i katërtë më i lartë për ndonjë zyrtar të aparatit shtetëror të Serbisë në lidhje me luftën e Kosovës ishte ai për Dragoljub Ojdaniq, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave. Atij iu dhanë 15 vjet burg për nsihmë dhe mbështetje për krimet në Kosovë

I pesti serb që u dënua dhe mori 14 vjet burg ishte gjenerali Vladimir Lazareviq, që kishte shërbyer si komandant i Korpusit të Prishtinës në Ushtrinë Jugosllave. Ai u dënua për krimet e deportimeve dhe përndjekje të shqiptarëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit