Është përuruar segmenti i zgjeruar i rrugës që lidh Vushtrri me Prishtinë, një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën rrugore në vend.
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha.
Prerja e shiritit u bë në fshatin Gojbulë, në hyrje të segmentit të zgjeruar nga Vushtrria në drejtim të Prishtinës.
Ky investim pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe lidhshmërinë ndërmjet dy qyteteve, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të zonës.









