Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka mbajtur një tubim me doktorët dhe personelin shëndetësor të qytetit.
Ai ka thënë se gjatë mandatit aktual ua ka lehtësuar punën mantelbardhëve me pajisje moderne, administratë efikase dhe sigurimin e mamografit.
“Sot takuam doktorët dhe personelin shëndetësor të qytetit. Me pajisje moderne, administratë më efikase dhe sigurimin e mamografit, ua kemi lehtësuar punën mantelbardhëve dhe ua kemi përmirësuar shërbimet qytetarëve”, ka thënë Idrizi.
“Bashkë me kandidatët për Asamble, Lorik Maxhuni dhe Mentor Hasani, ndamë programin dhe planet tona për një shëndetësi edhe më të fortë në mandatin e ardhshëm”, ka thënë ai.









