spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

Përplasjet me SHBA, NATO nis misionin “Roja e Arktikut”

NATO ka aktivizuar misionin e ri “Roja e Arktikut”, me synim rritjen e pranisë dhe koordinimit ushtarak në rajonin verior.

Aleanca e konsideron Arktikun një zonë me rëndësi strategjike dhe kërkon të përmirësojë kapacitetet e saj në ajër, det dhe tokë.

Vendimi pason diskutimet e fundit mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara për të ardhmen politike të Grenlandës. Çështja e Arktikut, së bashku me situatën në Ukrainë, zë vend në axhendën e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare, të mbledhur këtë të enjte në Bruksel.

Krerët e aleancës theksojnë se siguria e Arktikut lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e Amerikës së Veriut dhe të Evropës. Sipas tyre, një rajon i qëndrueshëm në veri ndikon në stabilitetin e Atlantikut dhe në mbrojtjen e vendeve anëtare.

Në samitin e Davosit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe presidenti amerikan Donald Trump diskutuan zgjerimin e rolit të aleancës në Arktik. Ata ranë dakord që NATO të marrë përgjegjësi më të madhe në këtë zonë, ndërsa Danimarka, SHBA dhe Grenlanda do të vijojnë bisedimet për çështjet që lidhen me territorin.

Në takimin e Brukselit mungon sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Shtetet e Bashkuara përfaqësohen nga nënsekretari i Mbrojtjes, Elbridge Colby.

Aleanca nuk ka publikuar ende të dhëna për numrin e vendeve pjesëmarrëse apo për nivelin e forcave të angazhuara. NATO konfirmon se misioni ka karakter shumëdimensional dhe përfshin operacione në ajër, në det dhe në tokë.

Diskutimet pritet të përcaktojnë hapat e mëtejshëm të aleancës për praninë e saj në Arktik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit