Përplasje në trafik në Vushtrri – Jusufi del nga vetura dhe i vërsulet Markoviçit!

Një incident është regjistruar në Vushtrri pas një mosmarrëveshjeje në trafik, ku një person dyshohet se është vërsulur ndaj një tjetri.

Ngjarja ka ndodhur më 03.04.2026, rreth orës 21:00, në rrugën nacionale në fshatin Nadoc.

I dyshuari, Arjon Jusufi, dyshohet se ka dalë nga vetura e tij dhe është vërsulur në drejtim të viktimës, Stevan Markoviç. Megjithatë, sipas informacioneve, mes tyre nuk ka pasur kontakt fizik.

Pas incidentit, të përfshirët janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Sulm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet në hetime.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit