spot_img
Friday, July 18, 2025
spot_img

Përplasje në Kuvend: Vlora Çitaku akuzon Avni Deharin për shkelje Kushtetuese

Tension i lartë është shënuar gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës të hënën, pas një përplasjeje mes deputetes së PDK-së, Vlora Çitaku, dhe kryesuesit të seancës, Avni Dehari.

Çitaku akuzoi Deharin se po e shkel Kushtetutën, duke i mohuar asaj të drejtën e fjalës për çështjen e zgjedhjes së anëtarëve të një komisioni parlamentar.

“Sot me vetëdije të plotë, kryesuesi po abuzon dhe po e shkel Kushtetutën. Kjo sjellje është e papranueshme,” deklaroi Çitaku në foltore.

Në reagim, Dehari tha se në rend dite është vetëm një propozim dhe jo debat, duke kërkuar nga sigurimi i Kuvendit që t’ia ndërpresin fjalën deputetes së PDK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit