spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Përplasje mes deputetëve, Gërvalla ia kthen Qunit: Besnikëria s’matet në raport me baballarët e koalicionit PDK-LDK-Lista Serbe

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, i është përgjigjur reagimit të Anton Qunit të LDK-së, pas akuzave të tij për mosvotim për kryeparlamentare.

Fillimisht, Gërvalla e akuzoi Qunin dhe disa deputetë të tjerë se kanë pasur më shumë se një arsye për të votuar kundër, duke përmendur të kaluarën e saj dhe angazhimin për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës të aktivistëve të LDK-së.

Quni iu përgjigj duke thënë se i mbështet “vetëm ata që qëndrojnë besnikë edhe kur vështirësohen gjërat”.

Tani, Gërvalla ka reaguar sërish: “Besnikëria nuk matet në raport me shefat e partisë dhe baballarët e koalicionit PDK-LDK-Lista Serbe, por në raport me shokët dhe kolegët e vrarë pas shpine. Komandant, ku e le besnikërinë ndaj Tahir Zemajt, Isuf Haklajt, Sebahate Tolajt e shumë të tjerëve? Apo e nxjerr nga sirtari vetëm kur është kohë votash?”, ka shkruar ajo në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit