Protestuesit janë përplasur me policinë para Qeverisë.
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë thirrje për qetësi.
Haradinaj ka tentuar t’i qetësojë qytetarët, duke theksuar se nuk duhet të ketë përplasje me Policinë e Kosovës.
“Asgjë nuk kemi me policinë tonë. Ne duhet të thërrasim për unitet”, tha Haradinaj.








