Prime-i i së shtunës në Big Brother VIP Albania u shoqërua me tensione dhe debate të forta mes disa prej banorëve.
Diskutimi u përqendrua te marrëdhënia mes Selinës dhe Gimbos, ndërsa në debat u përfshinë edhe Juela, Miri dhe Rogerti.
Situata u tensionua pasi Juela pretendoi se Selin mund të ketë ndjenja për Mirin dhe se dasma e saj brenda shtëpisë ishte pjesë e strategjisë së lojës.

BBVA/YouTube
Rogerti: Kjo histori dashurie Selin-Gimbo nuk ekziston dhe po luan lojën, edhe pse s’jen të zotë. Selin nuk do ta shohë Gimbon me sy të ballit dhe për shkak të lojës e përqafon që ta shtyjë deri në finale. Ti në këtë lojë nuk mund të ecësh pa Mirin, ti në dasëm i pate sytë te Miri, jo te Gimbo.
Julela: Selin e ka përdorur, Gimbo mund ta pëlqejë, kjo vajzë do të gënjejë publikun shqiptar por ka ndjenja për Mirin edhe mund të jetë e dashuruar. Pse e ke përdorur ti Gimbon për të ftuar Mirin? Miri është një burrë i martuar dhe kjo mund ta ketë të vështirë ta pranojë.
Selin: Më vjen shum keq që jepet një klip i bukur dhe del një klip tjetër që është kështu si e pamë. Sa për pjesën e Juelës, më vjen shumë keq që është mosmirënjohëse. Edhe te festa e beqarisë i kam thënë hajde, bëhu gati që mos të ndihej vetëm.
Julela: Nuk të lejoj unë ty të gënjesh.
Selin: Juela duhet të ishte mirënjohëse për ftesën, se nuk e meritonte, ajo ka zgjuar përball meje që të thotë akuza më të rënda. Unë jam një vajzë beqare dhe nuk dua të jem e treta në një marrëdhënie. Miri nuk ka qenë kurrë pro kësaj dashurie dhe pas kësaj mund të kishte ardhur të thoshte urime.
Miri: Kam dal unë jam ai që jam xheloz dhe e kuptuat të gjithë që janë pamje, edhe si akuzohem unë, do akuzohet edhe ti, edhe më vjen shumë mirë që e dhatë të vërtetën në të dyja krahët, unë s’kam qenë i njëanshëm.
Selin: Nuk kam qenë unë ajo që i kam thënë “mos rri me njeri”.
Miri: Dili përzot filmimeve.
Selin: Nuk luan dot ti me fytyrën time, e kuptoj që je manipulues.
Miri: Tani doli që më ka ftuar Selin, jo Gimbo. Unë e kam respektuar dasmën në mënyrë absolute, jam munduar ta mbaj Rogertin që mos ta prishte festën.









