Përplasje e ashpër në shtëpi mes Malit dhe Mirit në BBV: Nëse deri këtu ke ardhur i pafytyrë, mund t’ia dalësh sërish

Një debat i fortë verbal ka tensionuar atmosferën brenda shtëpisë, ku Mali dhe Miri janë përfshirë në një përplasje të drejtpërdrejtë që më pas ka degraduar në ofendime. Situata ka kërkuar edhe ndërhyrjen e disa banorëve të tjerë, të cilët janë përpjekur të qetësojnë gjendjen.

Ngjarja nisi si një diskutim mes dy banorëve, por me kalimin e minutave toni i bisedës u ashpërsua. Këmbëngulja e Malit dhe reagimet e përsëritura të Mirit bënë që debati të marrë përmasa më të mëdha, duke krijuar tension në ambient.

Gjatë përplasjes, Mali vuri në pikëpyetje qëndrimin e Mirit në shtëpi, duke lënë të kuptohet se ai po vazhdonte lojën pa dinjitet. Miri, nga ana tjetër, kërkonte vazhdimisht sqarime për akuzat e bëra ndaj tij, duke shfaqur nervozizëm dhe pakënaqësi për mënyrën e komunikimit.

Situata u tensionua edhe më tej kur në debat u përfshi Rogerti, i cili reagoi me tone të ashpra ndaj Malit.

Pjesë nga debati:

Mali: Mos u dorëzo, mund t’ia dalësh.

Miri: Për çfarë? Po të pyes.

Mali: Nëse deri këtu ke ardhur i pafytyrë mund t’ia dalësh edhe për disa ditë.

Miri: Ore për çfarë?

Mali: Edhe pak ditë mund t’ia dalësh, qetësohu.

Miri: Për çfarë?

Mali: Për të vazhduar këtu brenda.

Rogerti: Lëviz, hape rrugën. Lëre Mirin, o plerë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit