Përplasja sup më sup, si nisi sherri që i mori jetën 23-vjeçarit shqiptar në Itali; Hekurani u ftua të dilte jashtë lokalit

Një përplasje sup më sup, më pas një debat me fjalë dhe që mbyllet me një sherr në një lokal, që përfundoi në tragjedi.

Hekuran Cumani, 23-vjeçari me origjinë shqiptare, vdiq nga një plagë e vetme me thikë në gjoks, në parkingun e Universitetit të Peruxhias. Autori i dyshuar i krimit një bashkëmoshatar i tij, për të cilin kanë nisur kërkimet.

Ai përshkruhet si një i ri me flokë kaçurrela dhe lëkurë ngjyrë ulliri.

Skuadra Fluturuese dhe ekspertët mjeko-ligjore po punojnë kryesisht për të analizuar pamjet nga kamerat e sigurisë të vendosura si përpara “110 Caffè” ashtu edhe përpara Departamentit të Matematikës dhe Shkencave Kompjuterike, vetëm pak metra larg vendit të vrasjes.

Si ndodhi vrasja?

Mbrëmjen e së premtes, Hekurani dhe me miq të tij, rreth 10 persona në total, me dy makina udhëtojnë nga Fabriano në rajonin Marche, drejt kryeqytetit të Umbrias.

Djemtë po vizitojnë bare dhe klube rreth qytetit universitar, ku është qendra e jetës së natës në Peruxhia. Është ora 4 e mëngjesit kur grupi nga Fabriano përplaset në një bar me të rinj të tjerë. Të gjithë janë të huaj, disa janë studentë, të tjerë janë fëmijë të emigrantëve të gjeneratës së dytë.

Hetuesit theksojnë se debati bazohej në çështje të parëndësishme. Nuk ka të bëjë fare me botën e drogës, apo me debatin universitar.

Hekurani, një të ri muskuloz dhe i stërvitur i kërkohet të dalë në rrugë. Një teh thike shfaqet midis tij dhe kundërshtarit.

23-vjeçari goditet midis gjoksit dhe qafës vetëm njëherë. Vëllai i tij përpiqet ta ndalojë sulmuesin, por plagoset në këmbë. Pastaj gjithçka kalon në kaos.

Është ora 4:30 e mëngjesit kur 112 merr një telefonatë për një sherr në parkingun midis Via Alessandro Pascoli dhe Via Luigi Vanvitelli.

Kur mbërrin makina e parë e patrullës, i riu 23-vjeçar është i shtrirë në tokë dhe nuk lëviz.

Gjurmët e lëna në asfalt zbulojnë se Hekurani është zvarritur për disa metra përpara se të rrëzohej përtokë.

Një episod dhune i pazakontë dhe i pakontrolluar, thekson zyra e prokurorit. Ekzaminimi fillestar i trupit të të riut zbulon një plagë të vetme, një plagë fatale, e cila do të kishte prekur organet jetësore. Të gjitha përpjekjet e ekipit të urgjencës mjekësore për ta kthyer në jetë ishin të pasuksesshme.

Reagimet e miqve të viktimës

“Hekurani ishte një djalë i mirë. Ai i donte kafshët, fitnesin dhe tatuazhet”, shprehen miq të viktimës.

Ai kishte një zemër të artë, gjithmonë i ndihmonte miqtë në nevojë. Në verë, punonte në një restorant familjar, dhe në dimër, bënte punë të ndryshme të rastësishme.

” Një tragjedi që ka tronditur qytetin universitar. Një ngjarje zemërthyese dhe e padurueshme”, komentoi Presidentja e Rajonit të Umbrias, Stefania Proietti, së bashku me Këshilltarin për Politikat Rinore, Fabio Barcaiol.

Kjo vrasje ndodhi vetëm disa ditë pas asaj të Paolo Taorminës, 21-vjeçarit të vrarë në Palermo jashtë lokalit të familjes së tij. Në atë rast, nuk pati hakmarrje “ndëshkuese”, por përkundrazi, gjithçka lindi për arsye banale.

“Më bëri të dukem keq në sytë e të tjerëve”, pranoi vrasësi që e qëlloi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit