spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

“Përplasja” Moskë-Beograd, një inskenim për të riafruar Vuçicin me BE-në

A po bëhet gjithnjë e më e vështirë për presidentin serb Aleksandar Vuçiç që të ruajë ekuilibrin midis Moskës dhe Perëndimit? Përndryshe, përse Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR), do të ringjallte papritur një histori 1-vjeçare rreth furnizimeve të fshehta me armë në Ukrainë?

Në qershor të vitit të kaluar, Financial Times publikoi lajmin se Serbia kishte eksportuar municione me vlerë rreth 800 milionë euro tek palë të treta, të cilat më pas kishin si destinacion përfundimtar Ukrainës.

Në atë kohë, Vuçiç nuk u përpoq që ta mohonte këtë raportim, por tha se kjo nuk kishte të bënte fare me Serbinë. “Ne kemi pasur shumë kontrata me amerikanë, spanjollë, çekë edhe të tjerë. Në fund të fundit, ajo çfarë bëjnë me armët që blejnë nga ne është puna e tyre”- deklaroi ai.

Por ky qëndrim është absurd. Sepse municionet, ashtu si armët, mbulohen nga sistemi ndërkombëtar i certifikatave të përdorimit përfundimtar, i cili kontrollon ri-eksportimin e tyre. Sigurisht, në teori është e mundur që lehtësuesit e paskrupullt të gjejnë disa boshllëqe në sistem.

Por për një dërgesë me vlerë 800 milionë euro? Vështirë se do të ndodhte. Por në atë kohë, Moska reagoi çuditërisht me tone shumë të buta. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se rusët do të zhvillonin diskutime me “miqtë tanë serbë”.

Ndërkohë zëdhënësja e Minitrisë së Jashtme, Maria Zakharova, zakonisht protagoniste e sulmeve të ashpra ndaj Perëndimit, e anashkaloi plotësisht këtë çështje. Tek e fundit,

rusët e pranojnë se Vuçiç është një nga miqtë e tyre të fundit më të mirë në Ballkan dhe përpjekjet e tij për të ruajtur një marrëdhënie pune me Bashkimin Evropian, janë edhe në avantazhin e tyre.

“Sa më afër të jetë Serbia me BE-në, aq më e dobishme mund të jetë për ne”- pohoi hapur një ekspert rus i afërt me Kremlinin. Përveç kësaj, Serbia është e dobishme për shumë agjenci dhe individë rusë, nga agjencitë e inteligjencës që e përdorin atë si bazë për operacione në të gjithë Ballkanin, deri tek shkelësit e sanksioneve që e përdorin atë për të transportuar mallra në Rusi dhe për të pastruar paratë e tyre.

Ky është veçanërisht një këndvështrim, të cilin Aleksandar Vulin, ndihmësi besnik i Vuçiçit – që ka qenë zëvendëskryeministër, shef i spiunazhit, ministër i brendshëm dhe ministër i mbrojtjes – e ka promovuar fort gjatë udhëtimeve të tij të shumta në Moskë.

Ndërkohë, Serbia mbetet e varur nga gazi rus dhe nuk i është bashkuar fushatave më të gjera të sanksioneve kundër Moskës. Mund të duket e çuditshme që SVR po e rihap tani këtë çështje, veçanërisht duke pasur parasysh që Vuçiç mori pjesë në kremtimet e Ditës së Fitores në Moskë, pavarësisht kërcënimeve nga Brukseli se kjo do të rrezikonte shanset e Serbisë për t’u bashkuar me BE-në dhe një “sëmundjeje diplomatike”, e cila synonte të hidhte themelet për një ndryshim të mendjes në momentet e fundit.

Megjithatë, ajo po e bën këtë me entuziazëm. “Industria serbe e armëve përpiqet ta godasë Rusinë pas shpine, në kundërshtim me ‘neutralitetin’ e deklaruar zyrtarisht nga Beogradi.

Edhe pse Rusia i ka qëndruar pranë Serbisë gjatë momenteve më kritike të historisë së saj, dëshira e prodhuesve të armëve serbe dhe e mbështetësve të tyre për të përfituar nga gjaku i bashkëkombësve të tyre sllavë, i ka bërë ata të harrojnë se kush janë miqtë e tyre të vërtetë dhe cilët janë armiqtë e tyre të vërtetë”- theksohet në raportin e agjencisë.

Ndërsa sfidon disa elementë të raportit të SVR-së, Vuçiç ka thënë se nëse zbulohet se armët dhe municionet serbe po përfundojnë vërtet në Ukrainë, ai do t’i anulojë kontratat përkatëse. Megjithatë, nuk duket dhe aq i shqetësuar sa mund të pritej.

Dy teori të ndryshme konspiracioni që qarkullojnë aktualisht në Moskë, mund ta shpjegojnë këtë sjellje. E para është se Putini po e ndihmon Vuçiçin me një grindje të inskenuar me kujdes. Rusët e kuptojnë se ai duhet të luajë një lojë të dyfishtë, dhe se ekonomia serbe nuk ka luksin të heqë dorë nga eksporti i armëve të saj.

Duke pasur parasysh, që Vuçiç acaroi raportet e tij me Brukselin për të shkuar në Moskë për festimet e 9 Majit, kjo përplasje e rreme synon të rivendosë besueshmërinë e tij tek evropianët. E dyta, është se pasqyron rënien e ngadaltë të ndikimit të Nikolai Patrushev, ish-sekretar i Këshillit rus të Sigurimit.

Një radikal edhe sipas standardeve të Kremlinit, Patrushev ishte bërë “kuratori” – menaxheri – joformal i politikës ruse në Ballkan. Një bashkëbisedues i shpeshtë me Vuçiçin, Patrushev kishte qenë nxitësi kryesor pas strategjisë së Serbisë si “Kali i Trojës” i Moskës në Ballkan.

Megjithatë, teksa perspektiva e anëtarësimit në BE për Serbinë mbetet e largët, dhe me qindra mijëra predha tankesh dhe artilerie të prodhuara në Serbi që shkojnë në Ukrainë, jo pak analistë po sugjerojnë se politika aktuale i sjell më shumë dobi Vuçiçit sesa Moskës.

Me shumë gjasa, ka njëfarë të vërtete në të dyja shpjegimet. Ekziston një shkallë padurimi me Serbinë, e cila mund të shprehet më lehtë brenda Kremlinit, tani që Patrushev është vetëm një ndihmës presidencial, një pozicion që i jep atij ndikim por jo pushtet real. Megjithatë, ekziston gjithashtu edhe vetëdija se Moska ka mundësi shumë të kufizuara për ndikim në Ballkan. Pra për të është Serbia (dhe Republika Serbska e Bosnjës) ose asgjë.

Prandaj është përdorur SVR-ja për të udhëhequr këtë fushatë, një agjenci ende afër Patrushev dhe me kanale të shumta prapavije në Beograd. Ky është një paralajmërim dhe një dhuratë, dhe një shembull tipik se sa komplekse mbetet gjeopolitika e Ballkanit. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit