spot_img
Friday, December 12, 2025
spot_img

Përplasi për vdekje të moshuarin, portieri i Interit përfundon te psikologu dhe merr vendimin drastik

Portieri i Interit, Josep Martinez, është izoluar plotësisht pas ngjarjes së rëndë të ditës së djeshme ku përplasi për vdekje një të moshuar që po ecte me karrocë elektrike. Ngjarja është ende nën hetim dhe mendohet se portieri mund të shpallet i pafajshëm për shkak të rrethanave, por tronditja e tij ka qenë e madhe.

Mediat italiane bëjnë të ditur se ai ka qendruar për shumë orë dje në komisariatin e policisë, duke dhënë dëshminë e tij për ngjarjen e rëndë që kishte ndodhur gjatë paradites. Ai raportohet se ka qenë plotësisht nën shok nga kjo ngjarje, teksa me vështirësi ka dhënë versionin e tij të ngjarjeve ku kishte tentuar edhe të shpëtonte viktimën, duke i bërë masazh kardiak në rrugë.

Martinez i janë kryer testet e detyrueshme të alkoolit dhe drogërave, me rezultat negativ të dyja. Vetëm gjatë pasdites është lënë i lirë të largohet dhe bëhet e ditur se takimi i parë i tij i tij ka qenë me psikologun. Interi i ka vënë në dispozicion një të tillë për shkak të tronditjes së fortë që ka pësuar pasi ka përplasur 81-vjeçarin.

Klubi ndërkohë e ka lënë plotësisht pushim deri në një datë të pacaktuar, teksa vetë futbollisti është izoluar nga gjithçka, duke mbyllur edhe llogaritë e tij në rrjetet sociale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit