Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur para mesditës së sotme në zonën bregdetare të Voulës, në jug të Athinës, ku dy autobusë urbanë janë përplasur në rrethana ende të paqarta.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 47 persona, përfshirë 17 fëmijë.
Tre të rritur janë në gjendje të rëndë, përfshirë një të moshuar me dëmtime të shumta, por sipas burimeve nga spitalet, asnjëri prej të plagosurve nuk është në rrezik për jetën.
Të lënduarit janë dërguar në tri spitale të ndryshme: të rriturit në “Asklipio” të Vulës dhe në “Gennimatas”, ndërsa fëmijët në spitalin pediatrik “Aglaia Kyriakou”.
Në vendngjarje ndërhynë shpejt forcat emergjente me 8 autoambulanca, 2 motoçikleta të ndërhyrjes së shpejtë dhe 3 njësi të emergjencës EKAV.
Sipas informacioneve paraprake, njëri nga autobusët që udhëtonte drejt Varkizës është përplasur në pjesën e pasme të autobusit tjetër që shkonte në të njëjtin drejtim, drejt Saronidës.
Kryebashkiaku i Vulës, Grigoris Konstantellos, deklaroi: “Mendoj se ishim me fat që nuk pati më shumë të plagosur.”






